Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

I 19-i në listën e Tiranës, Majko: Kam presion jo për numrin, por për përgjegjësinë e madhe. Kundërshatërt tanë po mbijetojnë, ne jemi shpresa

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, i renditur i 19-i në listën e kandidatëve për deputetë në kryeqytet ka folur sot gjatë prezantimit që po i bën Edi Rama ekipit të tij të Tiranës.

Ai tha se ka presion jo se është i 19-i, por sepse si çdokush ka përgjegjësi të madhe në këto zgjedhje.

Për Majkon ekipi kundërshtar po mbijeton, ndërsa PS është shpresa për shumë qytetarë që jetojnë këtu, dhe lokomotiva që do e ndihmojë PS për të shkruar historinë, mandatin e tretë.

Pandeli Majko: Unë të them të drejtën në emër të gjithë kolegëve kam një lloj presioni, por ky presion nuk vjen se jam numri 19 në listë, por nga pesha e përgjegjësisë që ka çdokush prej nesh sepse Tirana është sheshbeteja e kësaj fushate elektorale. Nuk është fjalë vetëm te matematika, se do fitojmë 18 apo 19 apo 20. Ky nuk është një ekip mbijetese, por shprese që bën diferencë me ekipin që kemi përballë. Ata përpiqen të mbijetojnë në politikë. Ekipi ynë ua bën të qartë të gjithëve që jemi shumë afër shkruajtjes së historisë, për të marrë mandatin e tretë, por nuk është kaq e thjeshtë pasi ne jemi skuadra që ndihmon PS për të marrë këtë mandat të tretë, sepse nuk është vetëm kryeqyet Tirana, por lokomtiva  e fitores. Të mos flasim për vijën e zjarrit apo vijën e sulmit. Në Tiranë ka nga të gjitha vendet, është kryeëndrra e secilit. Ne e këmi konkurencën me kundërshatërt tanë jo me njeri-tjetrin. Meqënëse jam më i vjetëri këtu i kërkoj publikut të Tiranës votën e tyre e kanë për PS, për të vazhduar këtë ndryshim që ngjan si dhe ky stadium i ri. Tirana ka më shumë kërkesa se çdo pjesë e Shqipërisë prandaj kemi detyrimin të bëjmë një kryefushatë.

Më shumë

spot_img
spot_img