Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hysni Demiraj zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni heq dorë nga votimi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb

Hysni Demiraj zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit me 8 vota në KLD. Demiraj kandidoi përballë Gramoz Levanaj dhe mori vetëm një votë kundër. Ndërkohë që anëtari Gjin Gjoni hoqi dorë nga votimi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Gjyqtari nuk votoi për kreun e Apelit. Ky është informacioni i minutës së fundit, rreth asaj që ka ndodhur sot në KLD. Mësohet se kërkesa e Alaudin Malajt për mosmarrjen pjesë të gjyqtarit të përfolur Gjoni, është vënë në vend.

Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë do votonte mes të tjerash edhe zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Por kryetari në detyrë Alaudin Malaj I ka dërguar një letër ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani ku i kërkon përjashtimin e anëtarit të KLD Gjin Gjoni nga votimi për kryetarin e gjykatës së Apelit.

Shkak është “konflikti i interest në procesin e votimit të kandidaturave, pasi Gjoni ka kallëzuar Malajn më parë çështje që është pezulluar nga prokuroria në 2014.

“Qenia e zotit Gjoni në këtë pozicion do të paragjykojë transparencën dhe objektivitetin e procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kryetarit të gjykatës së apelit të Tiranës, detyrë për të cilën kam paraqitur kandidaturën time për konkurrim.

Prandaj përsa më lart legjitimohem si palë e interesuar në këtë proces dhe kërkoj që ky anëtar I Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mos marrë pjesë në asnjë fazë të procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për postin drejtues të kësaj gjykate, pasi gjendet në kushtet e pengesës ligjore dhe konfliktit të hapur të interest” shkruan Alaudin Malaj në letrën e tij.

Kjo letër vjen vetëm pak ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu zbuloi se ambasada amerikane në Tiranë u ka refuzuar vizën disa gjyqtarëve, ku njëri prej të cilëve përflitet edhe Gjoni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.