Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Hysaj nuk është krimb, është shqiponjë”, Erion Braçe u “vërsulet” tifozëve të Lazio për futbollistin e Kombëtares: Idiot, fashizimi është krim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Erion Braçe, zv.kryeministri i Shqipërisë ka reaguar sërish për “çështjen” Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në qendër të kritikave nga tifozët e Lazios pasi këndoi këngën “Bella Ciao” në grumbullimin me ekipin.

Një këngë e tillë në Itali njihet si himn për partizanët, ndërsa tifozët e Lazios njihen si pro fashizmit. Ata kanë shpalosur një banderol të madhe duke e quajtur Hysaj krimb, ndërsa Braçe u është “vërsulur” duke I quajtur idiot dhe se fashizimi është krim.

Postimi i Erion Braçes:

IDIOT, ELSI HYSAJ NUK ESHTE KRIMB! ESHTE SHQIPONJE! ASHTU SIC FASHIZMI NUK ESHTE TIFOZLLEK, POR KRIM!

Cdo vend ka idiotet e tij, cdo ekip ka idiotet e tij gjithashtu; Por ka nje cak gjithnje! Sulmi ardhur nga urrejtja fashiste ndaj futbollistit shqiptar, titullar i ekipit kombetar te Shqiperise e kapiten i tij, fare pa shkak eshte i neveritshem, i turpshem dhe i papranueshem!

Afirmimi i ketij sulmi nga pozita fashiste-sic thuhet ne kete parulle, eshte krim! Solidaritet te plote e mbeshtetje per Elsi Hysaj ne keto ore te veshtira. Qetesi, kurajo dhe force!

VO: deshiroj te shoh qe Federata Shqiptare e Futbollit, Federata Italiane e Futbollit, UEFA e FIFA te denojne sulmin dhe te mbrojne furbollistin shqiptar.

Më shumë

spot_img
spot_img