Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hyri si turist në Itali, por shpërndante kokainë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia italiane arrestoi një shqiptar 27-vjeçar, i cili ishte vendosur në Rimini dhe për shkak të aktivitetit të tij ilegal filloi të hetohej nga selia e policisë së lëvizshme për trafik droge.

Duke mbërritur në qytet me një vizë turistike në Shtator ai nuk e ndaloi aktivitetin e tij kriminal, sa që të enjten në mbrëmje, në zonën e Tirrenisë, ai u kontrollua nga agjentët dhe u gjet në posedim të njëzet dozave kokainë të paketuara në mënyrë të përkryer dhe të gatshme për shitje.

Disa prej dozave ishin të fshehura në boshtin e ashensorit të hotelit ku ishte vendosur. U sekuestruan edhe 4500 euro para cash, si rezultat i aktivitetit të tregtimit të drogës.

Të Premten në mëngjes ai u dënua me një vit burg dhe u la i lirë, por u dëbua, me akuzën e pranisë ilegale në territorin kombëtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.