Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Hyri për të vjedhur në lokal, nipi i PRONARIT godet me dru në kokë hajdutin, policia e arreston (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një vjedhje për pak sa nuk përfundoi në tragjedi mbrëmjen e kaluar në Durrës. Mësohet se një 25-vjeçar ka tentuar të vrasë me mjete të forta duke e goditur disa herë në kokë me dru personin që kishte hyrë për të vjedhur në lokalin e dajës së tij.

Policia bën me dije se autori, Skënder Lisaku 25 vjeç, është arrestuar, ndërsa personi që përfundoi me plagë të rënda, shtetasi  F.K. 39 vjeç, aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Në ngarkim të këtij të fundit rëndon dhe akuza e vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

  • Skënder Lisaku 25 vjeç, banues në fshatin Jubë, Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit  F.K. 39 vjeç.

Në fshatin Jubë, shtetasi Skënder Lisaku ka tentuar të vrasë me mjete të forta duke e goditur disa herë në kokë (me dru) shtetasin F. K. i cili ishte futur, për të vjedhur lokalin e dajës së tij, shtetasit A.V.

Shtetasi F.K. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë  në ngarkim të shtetasit S.Lisaku dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit F.K. parashikuar në nenet 76 – 22 dhe 134-22 të Kodit Penal.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img