Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hyri në det për të shpëtuar dy fëmijët e mitur, zhduket 18-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Hyri në det për të shpëtuar dy fëmijët e mitur,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 18-vjeçar është zhdukur në det.

Bëhet me dije se 19-vjeçari ka hyrë në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarëve që rrezikonin të mbyteshin, por që nuk ka arritur të dalë vetë nga uji dhe është hdukur.

15-vjeçarët janë nxjerrë ngaa uji dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijojnë kërkimet për të gjetur 18-vjeçarin.

“Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij” njoftoi policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.