Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hynë me dhunë në drejtori dhe u përleshën me policët, 6 ish-deputetët e PD në konferencë: Ata ishin të dehur, nëndrejtori na drejtoi koburen (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

6 ish-deputetët e PD-së që hynë me dhunë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar opinionin publik pas procedimit penal të ditës së djeshme që erdhi nga videoja e publikuar 4 ditë më parë në Newsbomb.al.

Ndonëse në videon e Newsbomb.al ish-deputetët shfaqeshin brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke sulmuar fizikisht efektivët, pas protestës së 16 shkurtit 2019, ish-deputetët deklarojnë të kundërtën.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj pretendon se nuk kanë  qenë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, por ishte drejtori i policisë  së Tiranës ai që ushtroi dhunë mbi ish-deputetin e PD Gent Strazimiri.

Sipas ish-deputetit, nëndrejtori i policisë së Tiranës i drejtoi pistoletën.

‘Është shpërndarë njoftimi që ne kemi ushtruar dhunë ndaj policëve. Është detyra jonë të shuajmë dyshimet. Ka qenë data 16 shkurt dhe menjëherë pastaj siç e keni dokumentuar edhe ju ka ndodhur një valë e gjatë shoqërimesh, arrestimesh ndaj qytetarëve. Menjëherë mbas protestës ne morëm të dhëna që shumë prej pjesëmarrësve të asaj proteste iu nënshtruan dhunës dhe terrorit. Në këtë situtatë një grup ish-deputetësh me në krye zotin Noka, shkuam pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kemi shkuar dhe jemi prezantuar dhe të penguar totalisht nga funksionarët e policisë si ata në hyrje të drejtorisë, u pengua e drejta për të marrë informacion. Në fakt ky ishte synimi për të ndaluar atë dhunë që po ushtrohej ndaj protestuesve.

Interesi ishte të informoheshim mbi valën e dhunës dhe të ndalonim atë. U penguam jo më pak se një orë dhe në këto kushte kur ish-deputetëve të opozitës iu ndalua, shkuam të gjithë së bashku në zyrën e drejtorit të policisë. Ne pamë që drejtori, nëndrejtori dhe prokurori ishin të impenjuar nga alkooli, ndërkohë që qytetërt dhunoheshin. Ndërkohë që këta funksionarë ishin të mbytur nën avujt e alkoolit.

Ne u ndodhëm përballë disa personave të dehur nga avujt e alkoolit dhe nga euforia dhe na shtypen edhe ne deputetet e Republikës. Pamjet tregojnë qartë se si drejtori i policisë agreson deputetin Strazmiri pamë sesi nëndrejtori nxori koburen që nuk e di se kujt do t’ia drejtonte.

Menjëherë ne depozituam kallëzimin se si ata penguan deputetët të marrin informacionin, por dolëm ne të pandehurit. Tashmë është fare e qartë situata se ku ndodhet që prej datës 16 shkurt. Asgjë përtej kësaj të vertete nuk ka, nuk përbën cudi dhe fakti që kukullat në drejtësi na nxjerrin ne si të pandehur. Për këtë jemi proceduar këtu do të qëndrojmë fort dhe 16 shkurti nuk do të jetë vetëm kaq’, tha Alibeaj.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/video-e-newsbomb-al-procedohen-6-ish-deputetet-e-pd-qe-u-perleshen-me-policet-166012

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll