Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hyn në zyrën e pritjes së qytetarëve i dehur dhe kërcënon me thikë efektivin e policisë, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur një efektiv për shkak të detyrës së tij.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Korçë.

Personi në fjalë ka hyrë në ambientet e zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me një mjet të mprehtë i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me mjet të mprehtë, për shkak të detyrës punonjësit e policisë, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 22 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka hyrë në ambientet e zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me një mjet të mprehtë i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.