Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Hyn në fuqi rregulli i ri, nga sot kush shkon në Greqi futet në karantinë për 1 javë (NJOFTIMI I RËNDËSISHËM)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d3a4245cf4c9b19fa7a8e38ce47c5e97

Nga sot ka hyrë në fuqi rregulli i ri, sipas të cilit kush shkon në Greqi do të karantinohet për 1 javë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka dhënë dje këtë njoftimin të rëndësishëm për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga sot çdo qytetar që do të futet në territorin grek do të duhet të karantinohet për 7 ditë.

Gjithashtu, duke filluar nga dita e hënë në nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve, në nivelet më të larta me autoritetet e saj, është arritur mirëkuptimi që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00.

Kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme duke vijuar me të njëjtat ritme intensive të testimit dhe kalimit të shtetasve të mbetur në rradhë në Kakavijë, deri nesër, e diel, dt.16 gusht 2020, ora 22:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor.

Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img