Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hyn në fuqi ligji i pagave, ja kush do të shpëtojë nga taksimi

Shkruar nga Newsbomb
Hyn në fuqi ligji i pagave, ja kush do të shpëtojë nga

Duke filluar nga data e sotme, 1 qershor,  hyn në fuqi ligji i ri për pagat deri në 50 mijë lekë, të cilat nuk do të tatohen. Përmes këtij ligji tatimi mbi pagat do të përllogaritet me fasha të ndryshme.

Si rrjedhojë të punësuarit të cilët marrin pagë nga 40-50 mijë lekë në muaj, nuk do të paguajnë tatim. Në këtë kategori bëjnë pjesë mbi 60 mijë të punësuar, të cilët me hyrjen në fuqi të këtij ligji janë automatikisht jashtë kësaj skeme të taksimi.

Ata do të paguajnë vetëm kontributet shoqërore e shëndetësore dhe do të përfitojnë deri në 13 mijë lekë shtesë në pagë. Deri më tani pagat e patatueshme ishin deri në nivelin 40 mijë lekë.

Një lehtësim është bërë edhe duke e përgjysmuar nivelin e tatimit nga  13% në 6.5% për kategoritë që paguhen nga 50-55 mijë lekë, në mënyrë që edhe këta të kenë një barrë fiskale  më të harmonizuar. Ndërkohë  mbi këto nivele, do të ruhet taksimi 13% me prag përjashtues 30 mijë lekë dhe për pagat mbi 200 mijë lekë, taksimi do jetë  23%.

Ndërkohë nga viti i ardhshëm, hyjnë në fuqi edhe ndryshimet e tjera në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku njihen disa shpenzime të zbritshme, si ato për fëmijët dhe arsimin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed