Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Hyn në fuqi armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, palestinezët festojnë dhe falen në rrugë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në orët e para të mëngjesit së ditës së premte izraelitët dhe palestinezët kanë gjetur më në fund qetësi. Dy vendet arritën të vendosnin një armëpushim pasi Egjipti ndërmjetësoi një marrëveshjen për të ndaluar konfliktin 11 ditor.

Pas marrjes së vendimit, mijëra palestinezë dolën rrugëve të Gazës për të festuar armëpushimin. Me flamur në dorë ata festuan ndalimin e luftimeve dhe disa prej tyre shkuan pranë ambienteve të xhamisë Al-Aqsa për të falenderuar Zotin.

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se kabineri i sigurisë kishte “unanimisht pranuar rekomandimet për të pranuar një iniciativë egjiptiane për një armëpushim të pakushtëzuar”.

Mbrëmjen e djeshme grupet palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik konfirmuan më pas armëpushimin në një deklaratë duke thënë se ajo do të hynte në fuqi në 2:00 të mëngjesit të së Premtes.

Që prej nisjes së luftimeve rreth 232 palestinësë kanë humbur jetën, mes tyre edhe 65 fëmijë.

Më shumë

spot_img
spot_img