Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Hygerta Sako në pritje të “princit të kaltër”, çuna ja çfarë duhet të keni parasysh për t’ja “rrëmbyer” zemrën: Nëse është i zoti…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Hygerta Sako është një ndër moderatoret më të dashura dhe të lakmuara nga ekranet shqiptare. Prezanetuesja e sportit gjithmonë është në qendër të vëmendjes së protaleve herë për fizikun e saj i cili nuk njeh moshë dhe herë për jetën e saj private.

Së fundmi, Hygerta na ka rrëfyer se nuk i ka mbyllur dyert e zemrës së saj. Edhe pse është një nënë beqare, moderatorja është e hapur për të krijuar një lidhje dashurie.

Ajo tha se vogëlushja e saj ka kohën dhe rëndësinë e vet, mirëpo kjo nuk do të thotë që ajo vetë duhet të mbyllë jetën e dashurisë.

Me nota humori Hygerta tha se ende është duke e pritur princin e kaltër, por mesa duket “ka humbur rrugës ose i ka humbur adresën”.

“Pse duhet ta mbyll jetën time, unë 26-vjeç jam (qesh). S’ka lidhje që jam një mama single. Vajza ka kohën dhe rëndësinë e vet, po sigurisht edhe jeta ime është shumë e rëndësishme. Unë po e pres akoma princin e kaltër, por duhet të ketë humbur rrugës, ose ka humbur adresën, por unë do ta gjej. Adresën e shtëpisë nuk e tregoj, tek puna le të vijë (qesh)”, tha Hygerta gjatë një interviste për rubrikën “N’fermë”.

Hygerta gjithashtu tregoi se mashkulli për ta bërë për vete “duhet të jetë tru” dhe nëse është i zoti mund ta kapërcejë “murin” që ka vendosur në zemrën e saj.

“Si të më bëjë për vete? Për romantizëm të shpresoj kot se ka vdekur me kohë e me vak. E para duhet të ketë tru në kokë, se ndryshe nuk më bën dot për vete. Të ketë tru, tru jo pa rrudha. Nëse është i zoti ta kapërcejë murin që kam vendosur në zemrën time, nëse nuk është i zoti…”, shtoi ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img