Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka zgjedhur që fjalimin e saj në seancën e sotme parlamentare t’ia dedikojë fund e krye ish-kryeministrit Sali Berisha.
Spiropali i është kthyer Berishës, duke e quajtur humbës, teksa i tha se shqiptarët e refuzuan në zgjedhet e 14 majit, nga veriu në jug.
Ministrja socialiste nuk ngurroi ta thumbojë Berishën, duke e ftuar të shijojë perëndimin e diellit nga Shkodra, qytet që siç tha ajo u çlirua nga gjumi dhe në 4 vitet e ardhshme do të njohë zhvillim të madh falë drejtimit nga socialistët.
Pjesë nga fjala e Spiropalit në Kuvend:
Gishti i komunistit sekretar partie, dhe për 30 vite si kryetari që mbajti grusht partinë e tij, ky është gishti që tundet frikshëm i Sali Berishës. Ka 57 vjet që ky burrë, dikur zalltar i regjimit, si kurrë më parë i rikthyer në krye të një prokejti personal dhe për hall personal, Berisha e udhëhoqi partinë e tij në një humbje që do të turpëronte çdo disfatë. Humbe Sali, humbe. Shqiptarët të refuzuan nga veriu deri në jug sepse shpresa jote ka përfunduar. Të rrëzoi Shkodra, të braktisi Tropoja. Të refuzuan si kujtim të ligë plot 95% e shqiptarëve. Kishte vetëm një rrugë që kishte mbetur për të ndjekur, nëse do të kishte mbetur vetëm një fije, sepse burri thyhet por nuk përulet. Por ti iu përule vesit. I fyeve dhe i poshtërrove shkodranët për herë të fundit, iu the të shitur, iu the pengje. Ne të lëmë një takim, nuk është sfidë, është ftesë. Pas 24 muajsh të vish në Shkodër dhe ta shohësh zojën Shkodër të zgjuar. Pas 4 vjetësh nuk do ta njohësh Shkodrën. Tani ti dhe rrethi yt pa parti, rrotullohesh si trumcak në pluhur për t’i hedhur pluhur në sy shqiptarëve. As Muli as Noka nuk të besojnë çfarë thua por të ndjekin se nuk kanë çfarë bëjnë. 22 mijë vota më pak në Shkodër, nga Gjuhadoli në Dukagjin e Velipojë. Hupe Sali hupe, por ti nuk ke marre. Ke qenë qederi i këtij vendi për tre dekada. Ti je vetë ku thërret qameti sot. Hupe por për ty nuk është problem. Nga fitorja në fitore të kanë mësuar të parët.