Një ndeshje e filluar mirë për austriakët, të cilët ishin më kërkues, por Hungaria shënëon fitoren e njëmbëdhjetë në përballjet ndërmjet tyre. Një ndeshje kur dukej që barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, pas një pjese të parë të shumë të mirë nga autriakët. Por hungarezët arrijnë tia dalin edhe këtë herë.
Austri-Hungari 0-2
Formacionet
Austria: Almer, Dragović, Hinteregger, Fuchs, Arnautović, Alaba, Junuzović, Harnik, Baumgartlinger, Klein, Janko (Okite 65'). Trajner: Marcel Koller
Skema: 4-4-1-1
Hungaria: Király, Lang, Kádár, Fiola, Dzsudzsák, A. Nagy, Szalai, Gera, Németh, Kleinheisler, Guzmics. Trajner: Bernd Storck
Skema:5-4-1
Gjyqtarë: Clément Turpin, Frédéric Cano, Nicolas Danos
Kartonë të verdhë: Dragovic 33'
Stadiumi: Stade de Bordeaux
Pjesa e parë- Ndeshja nis vrullshëm që në fillim me Alaba-n që në minutën e parë është fare pranë golit, ku goditja e tij , përfundon në shtyllën e majtë të portierit hungarez. Loja vijon e qetë me skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën. Në dhjetë minutat e para të ndeshjes nuk ka asgjë për të shënuar. Alaba është rreziku kryesor për hungarezët, i cili sa herë kap topin, vë në alarm mbrojtjen hungareze. Ndeshja fillon të bëhet e vakët, me skuadrat që qarkullojnë topin në mesfushë. Hungarezët fillojnë të rrisin presionin, duke e zhvendosur skuadrën e Alabas në gjysmëfushën e tyre. Kalojnë 25 minuta dhe ndeshja nuk ka asgjë për të shënuar, përvecse një polemike mes Arnautoviç të Austrisë dhe arbitrit. Austria duket më kërkuese që pretendojnë për një 11-metërsh në minutën e 28', por për kryesorin francez gjithçka është e rregullt. Në minutën e 31' austriakët kanë mundësinë për të kaluar në avantazh me një goditje pranë zonës, por goditja e Alaba-s përfundon në murin e mbrojtjes. Austriakët janë më këmbngulës, por nuk arrijnë të konkretizojnë. Do të ishte pikërisht Jonuzoviç që përballë portierit të Hungarisë, gabon dukë ia dërguar topin në trup. Në minutën e 41', Harnik është pranë golit, por bën më të vështirën, duke dërguar topin jashtë rrjetë. Arbitri akordon 1 minutë shtesë që nuk ka asgjë për t'u mbajtur mend.
Pjesa e dytë- Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në kampet respektive. Në minutën e 49' autriakët rrezikojnë me Arnautoviç, por topi i goditur prej tij neutralizohet nga mbrojtja hungareze. Ndeshja është një kopje e asaj të parës, që luhet në mesfushë me pasime të pasakta nga ana e të dy skuadrave. Hungaria fillon të shohë më shumë nga porta e Almer-it duke fituar një goditje dënimi në minutën e 55', por që mbyllet me spastrimin e zonës nga mbrojtja austriake. Austriakët duken të lodhur dhe në minutën e 59' futet në lojë Sabitzer në vend të Jonuzovic. Duhej të vinte minuta e 63 që sulmuesi i Hungarisë me ato hapat e tij të ngadaltë ngatërron mbrojtjten e Austrisë duke shënuar golin e parë. Sikur të mos mjaftonte goli, Austriakët mbeten më dhjetë vetë duke dalë me dy të verdhë Dragovic. Hungarezët janë pranë golit të dytë në minutën e 72, por që largohet në këndore nga portieri austriak. Austriakët e lëshojnë lojën, duke i dhënë mundësi hungarezëve të fitojnë terren. Ndeshja po shkon drejt fitores së radhës për hungarezët, të cilët do koleksionin të 11-tën. Dhe pikërisht kjo ndodh në minutën e 87, kur Hungarezët vulosin golin me Stieber. Arbitri akordon pesë minuta shtesë, të cilat duken minuta vdekjeprurëse për austriakët që janë të dorëzuar. Kështu mbaron kjo ndeshje me fitoren e 11-të të Hungarisë.
Burimi Newsport.al