Hapësire reklamuese

Bota

Hungaria tradhton Rusinë, heq dorë nga vaksina kundër COVID-19

Shkruar nga Newsbomb

Hungaria nuk do të përdorë vaksinën ruse për koronavirusin, për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, teksa kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me blerjen e vaksinave.

Orban kishte dërguar ekspertë në Rusi dhe Kinë për të monitoruar zhvillimin e vaksinave dhe Hungaria kishte marrë edhe një mostër të vaksinës ruse, Sputnik V.

“Ne e dimë që vaksina ruse është e mirë, por nuk ka doza të mjaftueshme dhe me gjasë nuk do të ketë, për shkak se ata kanë kapacitete të kufizuara të prodhimit”, tha të dielën Orban, gjatë një interviste për radion publike hungareze.

Hungaria ishte shteti i parë europian që pranoi një mostër të vaksinën ruse.

Ekspertët rusë dhe ata perëndimor kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me vaksinën, e cila nuk është miratuar për përdorim nga rregullatori evropian për barna.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu