Hapësire reklamuese

Politikë

Hungaria në qershor në krye të Këshillit Europian, Hasani vizitë në Budapest

Shkruar nga Newsbomb
Hungaria në qershor në krye të Këshillit Europian, Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani të martën (12 mars) do niset në Hungari, vend i cili merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.

Ministri Hasani do të takohet me homologun hungarez Péter Szijjártó, me të cilin do të diskutohet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Hungarisë, ku spikasin lidhjet historike midis dy popujve.

Gjithashtu, dy ministrat do të nënshkruajnë dy marrëveshje në fushën e arsimit të lartë dhe në fushën e diplomacisë.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në Forumin e Budapestit për Ballkanin, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Hungarisë, mbi këndvështrimin e Shqipërisë për të ardhmen e afërt të Ballkanit Perëndimor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese