Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Hungaria ndalon librat me përmbajtje homoseksuale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ligjvënësit hungarezë kanë miratuar këtë të martë një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit.

Ky ligj u miratua nga 157 deputetë, përfshirë edhe deputetët e partisë ultra-konservatore në pushtet.

Në këtë projektligj propozohet edhe ndalimi i reklamave që konsiderohen se promovojnë të drejtat e homoseksualëve.

Të gjitha programet arsimore ose reklamat nga grupe të mëdha në solidaritet me pakicat seksuale dhe gjinore, të tilla si reklama të cilat nxisin thirrje për bojkot nuk do të lejohen më.

E njëjta gjë do të zbatohet edhe për librat, siç është koleksioni i përrallave dhe legjendave që dedramatizojnë homoseksualitetin.  Gjithashtu seri të tilla si “Friends” ose filma të tillë si “Bridget Jones”, “Harry Potter” ose “Billy Eliot”, në të cilat përmendet homoseksualiteti.

Propozimi përfshihet në një projekt-ligj të qeverisë që ndëshkon pedofilinë. Ai tregon se të rinjve nën 18 vjeç nuk mund t’u tregohet përmbajtje pornografike, ose ndonjë përmbajtje që inkurajon ndryshimin gjinor ose homoseksualitetin.

Ky vendim ka ardhur një ditë pasi mijëra njerëz dolën në rrugët e kryqytetit, Budapest, për të denoncuar “propagandën e vazhdueshme” të qeverisë kundër komunitetit LGBT.

Më shumë

spot_img
spot_img