Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hungaria miraton vaksinën kineze ‘CanSino Biologics’ dhe atë të Indisë, kurba e infektimeve shënon rritje të ndjeshme

Shkruar nga Newsbomb
Hungaria miraton vaksinën kineze ‘CanSino Biologics’ dhe

Hungaria ka miratuar për përdorim urgjent dy vaksina të tjera kundër COVID-19, atë kineze “CanSino Biologics” dhe vaksinën “Covishield” të Indisë.

Lajmi u bë me dije nga autoritetet shëndetësore këtë të hënë, duke zgjeruar kështu furnizimin me vaksina për të goditur virusin vdekjeprurës.

Nëse të dyja vaksinat miratohen gjithashtu për përdorim masiv nga Qendra Kombëtare e Shëndetit, Hungaria do të sigurojë shtatë burime nga të cilat mund të blejë vaksina. Hungaria ka shënuar rritje të lartë të numrit të shtruarve në  spital, po ashtu edhe kurba e të infektuarve është në rritje javët e fundit.

Ndonëse kryeministri Viktor Orban tha se vendi do të lehtësojë masat kundër Covid-19, pasi numri i të vaksinuarve të arrijë në 2.5 milionë, por ende nuk ka ndërmarrë hapa të tillë, pasi numri i të infektuarve ka shënuar rritje të ndjeshme së fundmi.

Shefja e Qendrës Kombëtare për Shëndet Publik të Hungarisë, Cecilia Muller tha se deri më  tani  16% e  popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.