Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Hungaria kërkesë urgjente BE-së: Shtetet e Ballkanit të anëtarësohen sa më shpejt, po rrezikojmë shumë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó ka deklaruar sot se Bashkimi Europian duhet të rrisë shpejtësinë me të cilën zhvillohen negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që kontinenti të mbrohet nga një tjetër fluks refugjatësh.

“Nëse procesi i zgjerimit do të vazhdojë të jetë kaq i ngadaltë siç po ndodh, kjo kund të në çojë në rreziqe serioze si në sigurinë ashtu edhe në dimensionin ekonomik”, tha Szijjártó.

Budapesti i frikësohet hapjes të ashtuquajturës “rrugë ballkanike” për refugjatët nga Lindja e Mesme, pas edhe kërcënimeve të Turqisë se do të hapë kufinjtë.

“Rruga më e shpejtë për forcimin e këtyre vendeve është t’i ofrojmë atyre anëtarësimin në BE. Hungaria, Çekia, Polonia dhe Sllovakia do të punojnë për përshpejtimin e negociatave me Shqipërinë, Bosnien, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë”, ka thënë Szijjártó.

Gjithsesi, në Bruksel e konsiderojnë si jo realiste idenë e zgjerimit të unionit me vende të reja përpara vitit 2020.

Më shumë




spot_img








spot_img