Hapësire reklamuese

Bota

Hungaria i del kundër BE-së për ndalimin e importit të naftës ruse: Do të shkatërronte ekonominë tonë

Shkruar nga Newsbomb
Hungaria i del kundër BE-së për ndalimin e importit të

Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga Bashkimi Evropian për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, pasi kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike. Kështu u shpreh sot ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

“Paketa e sanksioneve e Brukselit do të ndalonte dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë, me një njoftim mjaft të shkurtër, në rastin e Hungarisë në fund të vitit të ardhshëm”, tha Szijjarto në një video në Facebook, duke shtuar se Hungaria nuk mund t'i mbështesë masat në formën e tyre aktuale.

Ministri Szijjarto tha se Hungaria mund të pajtohej me këto masa, vetëm nëse importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit, do të përjashtoheshin nga sanksionet.

Më herët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit. von der Leyen gjithashtu njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sondazh

Poll