Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Hungaria fajëson Brukselin: Politikat tuaja për ndryshimin e klimës po ndikojnë në rritjen e çmimit të gazit

Shkruar nga Newsbomb
Hungaria fajëson Brukselin: Politikat tuaja për ndryshimin e

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orhan ka fajësuar BE në lidhje me rritjen e çmimit të gazit.

Ai është shprehur se çmimi i gazit është rritur për shkak të politikave të BE që synojnë trajtimet e ndryshme klimatike.

“Faturat e energjisë janë rritur për klientët në të gjithë Evropën për shkak të vendimeve të këqija të marra nga burokratët në Bruksel, të cilët po luftojnë për ekologjinë duke rritur vazhdimisht çmimin e energjisë së prodhuar nga qymyri dhe gazi” tha Orban në një intervistë.

"Këto vendime duhet të tërhiqen ... aktualisht çmimet e gazit janë aty ku duhet të ishin në 2035. Brukseli nuk është zgjidhja sot, ata janë problem. Polakët, çekët dhe ne hungarezët kërkojnë që rregullat të tërhiqen” shtoi ai ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll