Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Hungaria dhe Çekia kërkojnë nga Merkel krjimin e një ushtrie të përbashkët europiane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministrat e Hungarisë dhe të Republikës Çeke parashtruan kërkesën e krijimit të një ushtrie të përbashkët evropiane gjatë takimit të sotëm në Varshavë me pjesëmarrjen e kancelares Angela Merkel dhe homologëve polakë dhe sllovakë, përpara samitit post-Brezit të 27 shteteve të BE-së në Bratislavë.

“I duhet dhënë më tepër prioritet sigurisë dhe krijimit të një ushtrie të përbashkët evropiane”, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Merkel u shpreh se e miratonte një qëndrim të tillë duke iu përmbajtur një formule më të përgjithshme: “Siguria është një çështje kyçe që duhet të fokusohemi së bashku për sigurinë dhe mbrojtjen.

Duke bërë thirrje për një sistem më të mirë në mbrojtjen e kufijve të zonës Schengen, kryeministri çek Bohuslav Sobotka vlerësoi se çështja nuk parashtrohej vetëm në planin e forcimit të bashkëpunimit kundër terrorizmit, por gjithashtu në nisjen e diskutimeve për mundësinë e krijimit të një ushtrie të përbashkët evropiane.

Më shumë




spot_img








spot_img