Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
58 %
2.1kmh
0 %
Die
13 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Humbjen e mendoni për ndonjë moment? Rama jep përgjigjen: Unë asnjëherë nuk…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “wake up” ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama është pyetur nga gazetarët nëse e mendon humbjen në zgjedhje. Kryeministri tha se në cdo jetë ka edhe dështime, por që ai në një garë hynë vetëm për fitore.

“Jeta ka mundësinë e dështimit dhe të rrëzimit, por unë asnjëherë unë nuk hyjë në një ndeshje me idenë për të humbur por për të fytuar,” tha kreu i qeverisë.

Ndër të tjera ai u pyt se nëse retorika në fushatë është një shmangie për të mos bërë bilancin në 8 vite të qeverisjes së tij.

Kryeministri është përgjigjur se nuk është shmangur nga bilanci, teksa tha se është krenarë për punën që ka bërë.

“Nuk kam pasur asnjë moment shmangie. Jam krenar! Mjafton të marrësh një sektor dhe ta shohësh ndryshimin e bërë krahasuar me ditën që ia nisëm. Është ndryshim si nata me ditën. Nga ana tjetër, nëse nisemi nga ku duam të shkojmë jemi në mes të rrugës. Jemi në luftë që nuk mund ta lëmë në mes. Është shumë e artikuluar ajo unë punoj, ai fle gjumë. Ata nuk mund ta marrin në dorë fatin e vendit. Ata nuk kanë ndryshuar, dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë,” tha Rama.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img