Tirana
broken clouds
19 ° C
19 °
19 °
59 %
2.6kmh
75 %
Mër
18 °
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
27 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Humbje për kulinarinë shqiptare, ndahet nga jeta para kohe Përparim Babalija, djali nga Gjakova që çmendte klientët me pjatat e kompozuara prej tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë për shkak të covid-19 një prej shefave më me emër të kulinarisë shqiptare Përparim Babalija.

Ishte ndër shefat më të mirë që promovoi fuqishëm kulinarinë shqiptare. “Një djalë që ka kontribuuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu I lehtë koleg”, shkruan në faqen e vet në shenjë homazhi Mrizi I Zanave, e pronari I saj Altin Prenga.

Përparim Babalija, ka lindur në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Sic ka treguar nëpër intervista frymëzimi I tij ka qenë gjyshi Isa dhe babai Valdeti.

Ai u kualifikua më pas në Francë dhe Poloni dhe solli në Shqipëri e Kosovë eksperiencën evropiane, duke kombinuar ushqimin evropian me atë tradicional të Kosovës.

Dy vite më parë ai ishte pjesmarrës në organizimin “Shije shqiptare” që u bë në Tiranë e më pas edhe në Kosovë, ku shefat më në zë të Kuzhinës shqiptare gatuan pjatat tradicionale të trevave nga ata vijnë.

176294003 168283695188661 7749759418148541230 n
Shef Përparim Babalija
spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img