Hapësire reklamuese

Politikë

 “Humbje e pazëvendësueshme”, Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktores Marika Kallamata

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores Marika Kallamata.

“Meta thotë se “galeria e roleve të intepretuara” prej saj, “interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë”.

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.

Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë”, shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu