Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Humbje e madhe për Volejbollin shkodran, ndahet nga jeta ALI BUSHATI, një prej legjendave të Vllaznisë (KARRIERA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

02575f48eca095611b9c1d00d424d46d

Një lajm i trishtë për komunitetin shkodran dhe vecmas atë të sportit në këtë mëngjes të shtune, pasi mësohet se eshtë ndarë nga jeta mjeshtri I madh I volejbollit shkodran Ali Bushati.

Lajmin fillimisht e jep në rrjetet sociale djali I tij Seadi që njofton për ndarjen nga jeta të të atit e menjëherë pas kësaj, vërshojnë komentet e ngushëllimet e shumta.

Ali Bushati, ka zhvilluar rreth 60 ndeshje ndërkombëtare, 25 prej të cilave me ekipin përfaqësues. Eshtë zgjedhur ndër të tjera në 10 figurat më të mëdha të shekullit të 20-të. Njeriu I virtuozitetit të topit në rrjetë është future në gjashtëshen më të mirë të volejbollit shqiptar dhe renditet I katërti në Shqipëri pas Asllan Rusit, Dashamir Fagut e Petrit Murzakut.

Mban disa tituj: Mjeshtër I merituar I sportit, “Nderi I Sportit shqiptar 2000” dhe është nderuar nga ish-presidenti Bamir Topi si “Mjeshtër I madh I punës” për meritat e tij të jashtëzakonshme për volejbollin shkodran e atë shqiptar.

Në vitet 60-70, ai ngriti në këmbë tifozët e volejbollit shkodran me paraqitjen e jashtëzakonshme të Vllaznisë. Në vitet 1967, 1969 dhe 1970 Vllaznia e Shkodrës me Aliun fitoi tre kupa republike.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img