Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbje e madhe! I prekur nga koronavirusi, ndërron jetë kantautori Kujtim Prodani

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_391076" align="alignnone" width=""]Kujtim Prodani[/caption]

Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare muzikanti i mirënjohur Kujtim Prodani.

Kujtim Prodani, djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani, ishte infektuar nga koronavirusi, dhe prej disa javësh kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.

Vitin që lamë pas, ishte vetë Prodani, i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, njoftonte se ishte prekur nga Covid-19. ‘Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe." - shkruante Prodani.

Prodani është kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ai ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

"I Am From Tirana", "Ju Te Dashurat E Mia", "Kjo Është Jeta", "Ti Ishe Kryeveper", "Floket S'me Jane Zbardhur Nga Mosha", janë vetrëm disa nga dhjetra këngët melodioze që Prodani i ka interpretuar mjeshtërisht me zërin e tij karakteristik.

Të afërm e miq të shumtë janë shprehur të tronditur nga kjo humbje e papritur.

xcfgxfgderhrhjrh.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.