Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Humbja tragjike e 4 anëtarëve të familjes Gushi, nga Ilir Meta, tek Aurela Gaçe, kush janë personazhet e njohura që reaguan për vdekjen e tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mëngjesin e sotëm vendi ynë u trondit nga lajmi i trishtë për vdekjen e 4 anëtarëve të familjes Gushi në aksidentin në aksin Fier-Vlorë.

Mesazhe ngushëllimi janë adresuar të afërmve që nga figurat politike dhe emra të njohur te ekranit, e jo vetëm.

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar dhimbjes për humbjen e famijes Gushi, duke kërkuar nga autoritetet përkatëse hetim të plotë për të zbardhur këtë tragjedi.

“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve. Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!”, shprehet Meta.

Ardit Gjebrea përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e 4 jetëve, duke u shprehur se ndihet i tronditur dhe se nuk gjen fjalë për këtë tragjedi.

“Tronditës fakti i familjes Gushi! Trishtim pafund për humbjen e 4 jetëve- dy prindër dhe dy vajza të mitura.Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët. Paçin paqe të katërt, aty ku janë bashkë”, ka shkruar Ardit Gjebrea në postimin e tij në rrjetet sociale.

Po ashtu edhe këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar për këtë ngjarje tragjike, duke u shprehur se e ka kapur ankthi për të dalë në autostradë me fëmijët.

“U prehshin në paqe 4 engjejt, ngushellimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, shkruan këngëtarja.

“Shpejtesia e pilotëve-adoleshentë-të rinj -koka erë, eshtë vrasje me dashje . E dhimbshme ,e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrij jetën “qejflinjtë” e shpejtesise, eshte krim. Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet. Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.U prehshin në paqe 4 engjejt ,ngushellimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, shkruan këngëtarja Aurela Gaçe.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe moderatori i njohur Edi Oga, i cili shprehet se ndihet i pafuqishëm për të reaguar, ndërsa dënon këdo që nget me shpejtësi 200 km /orë makinën e tij.

Postimi i plotë i Edi Ogës:

Edhe unë jam familje me katër persona!

Edhe unë ngas një ‘Toyota’ familjare!

Edhe unë kaloj nga ajo rrugë 4-5 herë gjatë muajve të verës!

Sot ndihem i goditur nga një makinë me 200 km në orë!

Sot ndihem i pafuqishëm për të reaguar sepse nuk di se si, nuk di se ku!

Sot ndihem i vrarë!

Sot ndihem i vdekur!

Më ngushëlloni mua, sepse ju shpëtuat… unë jo… sepse sot ndihem i pafuqishëm për të jetuar! Jam i pafuqishëm për të bashkëjetuar me vdekjen, në këtë vend ku jeta ime dhe e jotja vlejnë sa një shkarkesë adrenaline e kujtdo injoranti të mallosur, i cili me makinën që nuk i takon të ngasë, i kalon “nën mustaqe” shtetit të korruptuar dhe me 200 km në orë, vjen e na godet, e na merr jetën! Familjarisht!

Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi, në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Mesazhi i plotë i Ruçit:

Një lajm tronditës, për një tragjedi familjare që mbylli dyert e një shtëpie. U ndërpre aksidentalisht jeta e dy vajzave të mitura dhe e prindërve të tyre. Lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, qytetarët e Patosit dhe të gjithë ne.

U bëj thirrje gjithë qytetarëve, posaçërisht drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes në rrugë. U bëj thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit. U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve Eva dhe Anastasia dhe prindërve të tyre, Silvanës dhe Eduartit!

Më shumë

spot_img
spot_img