Hapësire reklamuese

Politikë

Humbja në zgjedhje, Paloka: Dosjen e zezë me krime elektorale do e çojmë deri në Strasburg

Shkruar nga Newsbomb
Humbja në zgjedhje, Paloka: Dosjen e zezë me krime elektorale do e

Partia Demokratike duket se nuk ka ndërmend të pajtohet me rezultatin humbës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa Edi Paloka tregon hapat që do të ndiqen.

Nënkryetari i PD-së thotë se të gjitha denoncimet, apo faktet që ata pretendojnë se tregojnë manipulimin në shkallë të gjerë të zgjedhjeve do të përmblidhen në një “dosje të zezë”.

Kjo dosje, thotë Paloka në një intervistë për Gazetën Shqiptare, do të dërgohet deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut nëse do të jetë nevoja.

“Siç ju thashë, ne kemi bërë tanimë me dhjetëra denoncime edhe në SPAK, edhe në prokuroritë lokale. Ndërkohë, një grup pune është ngritur në PD dhe po sistemon të gjitha provat dhe materialet që disponojmë për manipulimin e zgjedhjeve, për të bërë gati atë që ju e quajtët “dosja e zezë” e 25 prillit. Ne do të ndjekim të gjithë hapat proceduralë dhe ata ligjorë. Deri në Strasburg do të çohet ajo dosje nëse drejtësia shqiptare e kapur siç është, nuk do të vendosë në vend vullnetin e shqiptarëve. Zgjedhjet nuk kanë mbaruar! Ato mbarojnë kur mbyllen të gjitha procedurat dhe ne do i shkojmë deri në fund”, tha Paloka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu