Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Humbja me Poloninë, Rama: Pashë sot një Shqipëri dinjitoze, kurajo e besim për më tej

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetet sociale përballjen e Shqipërisë me Poloninë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, por që për fat të keq përfundoi me humbjen e kuqezinjve.

Megjithatë, Rama shkruan se Shqipëria bëri një paraqitje dinjitoze, me vetëbezim, përkushtim e zotësi.

“Prandaj përgëzime kuqezinjve për këtë debutim shumë premtues dhe kurajo e besim për më tej në rrugëtimin e saponisur drejt Eurofinaleve”, shkruan Rama.

Mesazhi i Ramës pas ndeshjes:

Me siguri nuk kuptoj nga futbolli, po nuk rri dot pa shkruar këtu sonte se kjo Shqipëri që pashë sot ishte një Shqipëri dinjitoze, me vetëbesim, përkushtim e zotësi, e cila meritonte si minimum barazimin në një stadium kundërshtar nga më të zjarrtët e Europës, kundër një Polonie të vënë në vështirësi nga fillimi në fund, prandaj përgëzime kuqezinjve për këtë debutim shumë premtues dhe kurajo e besim për më tej në rrugëtimin e saponisur drejt Eurofinaleve

Më shumë