Tirana
scattered clouds
8 ° C
8 °
8 °
93 %
1.5kmh
40 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
16 °
Sht
12 °
Die
17 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Humbja e gjyqit me Becchettin, reagon Rama: Gëzimi i Presidentit mendjehumbur dhe Lulepartisë për vendimin e padrejtë është i neveritshëm dhe do zgjasë pak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për humbjen e gjyqit të Shqipërisë me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, ku Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim.

Rama ka sulmuar presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha, duke u shprehur se gëzimi i tyre është i neveritshëm dhe do të zgjasë shumë pak për këtë vendim të padrejtë.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt”, shkruan Rama.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img