Aktorja e njohur, Delinda Disha, ka pasur të reja kohët e fundit. Ajo është bërë mama për herë të dytë, e për të folur më shumë për ndjesitë e saj, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan.
Gjatë intervistës, Disha është ndalur gjithashtu tek humbja e binjakëve, ku ka rrëfyer se Dasantini, djali i saj i parë, e ka përjetuar pak lajmin e trishtë.
Orinda Huta: Si e ka ndjerë Dasantini?
Delinda Disha: Dasantini, me zor e priste. Kishte kohë që thoshte dua motër, dua vëlla. Edhe pasi i shpjeguam humbjen e binjakëve, e përjetoi pak. “Po ju s’më keni treguar, përse s’më keni thënë”.
Më pas, Huta i bënë edhe një pyetje për të ditur nëse Dasantinit “i duket sikur i ka ikur vëmendja” tani që ka ardhur në jetë vëllai i tij.
Delinda Disha përgjigjet: Në fillim pak, por jo. Ndoshta ngaqë tani është edhe me shkollën, klasa e parë. Ka filluar, është me detyra edhe nuk është me kohë të plotë, që ta ndjente xhelozinë. /tvklan.al