Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Humbin jetën në aksidentin tragjik në Bypassin e Vlorës, 28-vjeçari kryetar i forumit rinor në Lushnjë, deputeti i PD mesazh: Po të përcjellim me shumë dhimbje

Lajme të ngjashëm

Një aksident tragjik u shënua ditën e djeshme në By-Passin Orikum-Kaninë, ku humbën jetën dy të rinj.

Në këtë aksident humbi jetën shoferi Armand Beu 32 vjeç nga Kavaja dhe Klajdi Kaja 28 vjeç. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i PD, Luan Baçi.

Baçi i jep lumtumirqqn 28-vjeçarit dhe shkruan se Klajdi ishte kryetari i forumit rinor, në njësinë Administrative, Bubullim të Lushnjës.

Postimi i plotë:

Lamtumir i dashur  Klajdi!

Na trishtove shume mik!

Me shume dhimbje, trishtim dhe lot ne sy,  percjellim sot, per ne parajse, kryetarin e forumit rinor, NJ.V. Bubullim Lushnje, Klajdi Kaja 28 Vjeç, djali i vetem i familjes Kaja!

Aksidenti tragjik, te largoi  nga babai, nena dhe motrat,qe te deshen aq shume, te largoi nga shoket dhe shoqet, te largoi nga miqte e tu te shumte!

Te largoi nga ne nga koleget e tu te Partise Demokratike!

Ne sot po te percjellim me shume dhimbje dhe nuk do te harrojme kurre, do te kujtojme me mall, dashuri dhe respekt!

Lamtumir Klajdi, qofsh i parajses!

Më shumë