Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Humbin jetën babë e bir në Berat, mbetën brenda shtëpive që u shkrumbuan nga zjarri (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

16f83a9eba1fa004cbc01572cd063f5c

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë rënë gjatë natës dhe kanë përfshirë 4 shtëpi në Berat, në lagjen “Muzakaj”. Viktimat janë babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli.

Policia e Beratit ndodhet në vendngjarje dhe po punon bashkë me një grup hetimi për zbardhjen e rrethaneve të saj, ndërsa paraprakisht mësohet se kanë ndërruar jetë babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli, raporton newsbomb.al.

Fillimisht ka marrë flakë një shtëpi në pronësi të shtetasit Jovan Vangjeli dhe më pas zjarri është përhapur në dy shtëpi të tjera private, në pronësi të shtetasve R.S dhe P.N. Nga flakët e mëdha, është djegur dhe një apartament në katin e 3 të pallatit ngjitur.

Babë e bir kanë qenë në shtëpinë e parë ku kanë shpërthyer flakët, në pronësi të Jovan Vangjelit. Dyshohet se kryefamiljari ka qenë i paralizuar dhe kjo i ka pamundësuar daljen nga shtëpia.

Pamje nga vendngjarja:

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img