Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Humbi vëllain dhe të afërmit nga shpërthimi në Gërdec, avokati Durda thirrje KQZ: Mos e regjistroni Fatmir Mediun në zgjedhje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4af67cf62a4193deb1fefdf2884dee8e

Avokati Geraldo Durda, i cili ka humbur vëllanë dhe të afërmit e tij në shpërthimin e Gërdecit i bëri thirrje kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që të mos regjistrojë në zgjedhje Fatmir Mediun.

“Komenti im është vetëm apelim për drejtësinë shqiptare: të vënë drejtësinë për 26 jetët e humbura. Ajo që ndodhi në Gërdec ishte krim i organizuar, jo aksident teknologjik. Këto duhet të zbardhë drejtësia shqiptare. Mbajmë shpresa të mëdha në Strasburg. Dua t’i bëj thirrje kunatit të Fatmir Mediut, Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ, që mos ta regjistrojë në këto zgjedhje si kandidiat për deputet. Është nje person që i është shmangur drejtësisë duke patur mandatin e deputetit”, tha Durda, i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Ai gjithashtu bëri me dije se familjet e prekura nga tragjedia e Gërdecit 13 vite më parë, kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku kërkojnë rigjykimin e Fatmir Mediut. Sot u shënuan plot 13 vjet nga ngjarja tragjike e shpërthimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img