Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Humbi të vëllain, Maya nuk mban lotët: Kisha shumë plane me të, ishte befasi…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Si rrallëherë këngëtarja e njohur shqiptare, Maya ka folur për humbjen e vëllait të saj, të cilit i ka dedikuar edhe një këngë.

Ajo ka rrëfyer se këtë projekt e realizoi vetëm gjashtë muaj pas humbjes së tij, mirëpo tani as e dëgjon dhe as e këndon më.

 “Nuk e këndoj asnjëherë, madje dhe as nuk e dëgjoj. Por unë doja të ishte sot, sepse është pjesë e jetës sime, nga të gjitha motrat kam marrë pjesë kur kanë shkruar për të dhe nga vetja ime. Kush e ka provuar e di se çfarë do të thotë, unë i kushtova një këngë shumë shpejt pas ikjes së tij, kur ai kishte vetëm 6 muaj që kishte ndërruar jetë.

Unë, në atë kohë isha dhe shtatzënë dhe nuk e mundoja veten time me gjëra, por më dukej sikur duhet të bëja një këngë patjetër, sikur ai lart po më dëgjonte, sepse ai për vete ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe unë kisha shumë plane me të, do bënim edhe disa duete, por nuk ndodhi, ishte si befasi”, u shpreh Maya.

Vëllai i këngëtars u nda nga jeta në 2017 dhe ishte vetë Maya e cila bëri të ditur këtë lajm të trishtë përmes një postimi në të cilin shkruante: S’më bën dora ça të shkruaj për vëllanë… iku pabesisht te prindërit, t’mjerët na..o vëlla.

Më shumë

spot_img
spot_img