Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Humbi të atin për shkak të COVID-19, Gentian Zenelaj rrëfen ditët më të vështira kur ishte i infektuar: Qytetarët të binden se situata është shumë e rëndë

spot_img

Lajme të ngjashëm

a07bce3ef422667bb989dcac11aa2edd

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka rrëfyer ditën e sotme betejën e vështirë me koronavirusin, pasi iu deshën 2 javë që ta mposhte virusin vdekjeprurës, nga i cili humbi edhe të atin.

Ai tha në emisionin “Fitstation” se virusi i preku 55% të mushkërisë dhe e kaloi në formën më të rëndë të mundshme, pasi nuk ishte në gjendje të lidhte as këpucët.

“E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra dhe në 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor. Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, rrëfeu aktori.

Ai tha se gjatë kohës që i ati ishte shumë sëmurë, ka hyrë vetë në pavion dhe ka parë nga afër situatën në spital.

“Kam pikëpyetjet e mia për shumë gjëra. Megjithatë unë jam koshient, sepse kur babai po kalonte një periudhë të vështirë unë hyra vetë në pavion. E kuptoj çfarë po ndodh dhe realisht nuk ka asnjë propagandë në botë që ma mbush mendjen çfarë po ndodh në spitalet tona. Unë mendoj që është një betejë e jashtëzakonshme dhe më beso në të dyja spitalet e Infektivit punojnë mjekët më të mirë shqiptarë. Sigurisht mes tyre punojnë dhe të korruptuar siç ka kudo. Unë mendoj se spitalet tona i kanë ezauruar të gjitha kapacitetet. As ata nuk po na ndihmojnë ne dhe as ne nuk po i ndihmojmë ata. Shqiptarët duhet të binden se situata është shumë e rëndë dhe këtë e kuptova kur pas meje u sëmurë bashkëshortja dhe pashë vështirësinë në gjetjen e ilaçeve, tmerri i madh është gjetja e infermierëve për kurim në shtëpi”, tha Zenelaj.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img