Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Humbi shikimin pas TËRMETIT, pedagogu i Politeknikut APEL shtetit: Më ndihmoni të kthej dritën e SYVE

spot_img

Lajme të ngjashëm

0f14d202110ea81af43121d3e75146b9

Pedagogu i Politeknikut Klement Qerimi kërkon nga shteti ndihmë për tu kuruar për rikthimin e shikimit, pasi pas tërmetit një mobilje i ka rënë në retinën e syrit të djathtë.

Në një intervistë për RTV Ora, Qerimi ka thënë se syrin e majtë e ka me probleme që nga lindja, ndërsa tashmë i është dëmtuar dhe syri i djathtë dhe kërkon ndihmë nga shteti për kurim. “U godita nga një mobilie në retinën e syrit të djathtë. Këtë e kam syrin tim aktiv, se syrin e majtë e kam me probleme që nga lindja”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mjekët në Shqipëri i kanë thënë se pavarësisht trajtimit këtu, ata nuk mund t’i rikthejnë shikimin e plotë. Pedagogu Qerimi ka gjetur shpresë në një spital në Izrael, por gjendja ekonomike e tija nuk është e mjaftueshme.

“Nuk e di sa do të kushtojë sepse do të bëhet një vizitë, analizë nga klinika të specializuara dhe atje do të përcaktohet. Kërkoj nga shteti shqiptar të më trajtojë për shërimin e dritës së syve, ta mendojnë sikur është një pjesëtar i familjes së tyre”, ka thënë më tej pedagogu Klement Qerimi.

Më shumë

spot_img