5-vjeçari Alion Lika, i cili pasditen e sotme u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij, fatmirësisht është gjetur.
Ky lajm është bërë me dije nga vetë policia e Tiranës të cilët kanë lajmëruar se 5 vjeçari është gjetur duke mos dhënë më tepër detaje.
Alion Lika u denoncua në polici si i zhduku nga familjarët e tij të cilët më pas iu drejtuan edhe mediave për të gjetur të miturin.