Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Humbi motrën nga kanceri, Ingrit Gjoni: Do kujdesem përjetë për fëmijët e tu, të dua!

Shkruar nga Newsbomb
Humbi motrën nga kanceri, Ingrit Gjoni: Do kujdesem përjetë
Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika, si dhe motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë pak ditë më parë pas një lufte me një sëmundje të pashërueshme. Ndarja nga jeta e Ildës ka sjellë dhimbje dhe trishtim në familjen Gjoni. Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe Ingrit Gjoni, e cila thotë se Ilda ishte një nënë, grua, bashkëshorte dhe teze e mrekullueshme. E “copëtuar” nga dhimbja e humbjes së motrës, Imgrit i premton Ildës se do të kujdeset gjithmonë për tre fëmijët e saj,. Poa shtu me dhimbje këngëtarja njoftobn se përcjelja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor, ora 14:00, në Sharrë. “Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh. Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur. Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu. Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira! Përcjelja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë”, shkuan në rrjetet sociale. Ilda Gjoni, u diagnostikua me kancer në gji vetëm dy muaj më parë. Sipas rrëfimit të miqve, vetë Ilda, as nuk ka dashur të pranojë sëmundjen që e kishte përfshirë. Vetëm kur dhimbjet në trup iu shtuan, ajo filloi një proces të fortë kimioterapish. Por sëmundja e pashërueshme kishte avancuar në gradën e katërt duke i prekur dhe kockën dhe më pas, të gjitha përpjekjet thuajse kanë qenë të pashpresa. Sipas rrëfimit të miqve, përveçse nuk e pranonte që ishte sëmurë, Ilda filloi të kujdesej për ushqimin dhe trajtimin e vetes, por pa lënë pas dore daljet me miqtë e shokët e duke mos e pranuar ekzistencën e sëmundjes. E jetoi jetën siç gjithmonë e kishte jetuar, mes të dashurve të vet. Në çdo moment. Derisa dhimbjet ia bënë të pamundur për tu futur në regjim intensiv kurimi. E prej këtej, Ilda nuk ia doli dot.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese