Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.
Drejtuesi i një motorri ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat e rrugës.
Si pasojë 32-vjeçari është plagosur rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Raportohet se i plagosuri Sulejman LLani ka fraktura të rënda në kokë.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Sondazh
Poll