Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Humbi kontaktin pak minuta pas ngritjes, gjenden në det mbetje të avionit (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f005a43da10849d0faf47b3d8555d7d3

Avioni që kishte humbur kontaktet pak minuta pas nisjes nga Xhakarta, në Indonezi është rrëzuar në det.

Lajmin e kanë bërë me dije mediat lokale, që citojnë ekipet e shpëtimit, të cilët kanë gjetur pjesë të avionit në det, në zonën ku humbi gjurmët.

Informacionet e fundit bëjnë me dije se në bord kishte 56 pasagjerë, përfshirë 46 të rritur, 7 fëmijë dhe 3 foshnje, si dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani Sriwijaya Air u ngrit nga kryeqyteti indonezian ditën e sotme dhe po drejtohej për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore, kur humbi kontaktin me dhomën e kontrollit.

Kompania ajrore indoneziane ende nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare.

 

Më shumë

spot_img
spot_img