Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Humbi jetën teksa po bënte video për “Tik Tok”, flasin mësueset e 10 vjeçarit në Shkodër: Tronditëse! Në shkollë sot ka rënë heshtja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të gjithë janë tronditur nga ngjarja e djeshme në Shkodër, ku një 10-vjeçar humbi jetën pasi po bënte një video për “TikTok”. 

Mësuesja kujdestare e Nasir Ymerit, Roberta Naraçi ka treguar se ai ishte një person mjaft i qetë dhe asnjëherë nuk kishte probleme në klasë.

Teksa shton se në shkollë gjithmonë u bëhet apel fëmijëve nga mësuesit që të tregojnë kujdes me përdorimin e rrjeteve sociale.

“Ishte tronditëse kur morëm lajmin. Ishte një nxënës me arritje të mira, me tiparet e një lideri. Gëzonte respetin e shokëve dhe mësuesve. Sa I përket familjes së tij kemi pasur një marrëdhënie miqësore dhe komunikim shumë të mirë. Janë përgjigjur gjithmonë kërkesave të shkollës. Nuk kam fjalë për rastin.

Nuk ka shfaqur asnjëherë probleme. Sa I përket përdorimit të rrjeteve sociale, në oret edukative ne theksojmë pa fund anët negative që ka përdorimi I rrjeteve sociale dhe celularit.  Po edhe I përdorin, po unë I këshilloj të jenë nën kontrollin e prindërve dhe I këshilloj të mos hapin faqe të papërshtashme. Kam arritur të komunikoj me familjarë të tjerë të largët”, ka thënë mësuesja Roberta Naraçi.

Ndërkohë, një mësuese tjetër e shkollës është shprehur “Ngjarja ndodhur në shkollën tonë është e rëndë që na ka prekur. Nxënësi nuk ka shfaqur asnjëherë agresivitet apo depression. Është pre e rrjeteve sociale. Dua të bëj ndërgjegjësim për stafet psikosociale të rritin përkujdesin për përdorimin e rrjeteve sociale.”

Mësuesja kujdestare e Nasir Ymerit, Roberta Naraçi, më tej ka thënë se sot në shkollë ka rënë heshtja për ikjen e të miturit.

“Në shkollën “At Gjon Karma” në fshatin Guri i Zi në Shkodër ka rënë sot heshtja, ndërsa ndihet tronditja në sytë e të gjithë mësuesve dhe shokëve të 10-vjeçarit Nasir Ymeri, i cili mbeti i vdekur gjatë ditës së djeshme teksa po bënte një video për tik tok.”

Shkoët e klasës së 10 vjeçarit kanë vendosur një buqetë me lule të bardha në bankën e tij.

Nasir Ymeri humbi jetën ditën e djeshme aksidentalisht teksa po bënte një video për “TikTok” duke kryer akrobaci në katin e dytë t ë banesës së tij.

Aksidentalisht i mituri mbeti i lidhur në një litar ku fatkeqësisht humbi dhe jetën. Ishin familjarët ata të cilët gjetën djalin e tyre në katin e dytë të banesës, edhe pse u transportua me urgjencë në spital ai nuk mundi të mbijetojë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img