Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbi jetën tek “Casa Italia” për të shpëtuar punonjësit e tjerë, Edi Rama kërkon të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Arjan Sala

Shkruar nga Newsbomb
Humbi jetën tek “Casa Italia” për të shpëtuar

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Arjan Sala, 32-vjeçari, i cili humbi jetën mes flakëve pasi shpëtoi 25 persona, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Lajmin e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale, Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Ai shkruan se Komisioni Qendror i Statusit "Dëshmori i Ardheut" me porosi të Kryeministrit është në gatishmëri për t’i dhene titullin "Dëshmor i Atdheut" shtetasit heroik Arjan Sala.

“Komisioni Qendror i Statusit "Deshmori i Ardheut" me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin "Deshmor i Atdheut" shtetasit heroik Arjan Sala.

Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet! Jane gjalle bilbilenjte” shkruan Koçi në postimin e tij.

Kujtojmë që magazina e qendrës tregtare "Casa Italia" në pronësi të shtetasit Pëllumb Alimadhi, shpërtheu në flakë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, pasi zjarri u shua.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.