Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbi jetën si pasojë e pneumonisë, Drejtori i spitalit: 7 vjeçarja ka marrë ndihmën e duhur

Shkruar nga Newsbomb

Një vajzë 7 vjeçare është ndarë nga jeta pak ditë më parë në QSUT si pasojë e një pneumonie të rëndë.

Babai i vajzës, kishte deklaruar se vogëlushja nuk kishte marrë ndihmën e duhur në Spitalin e Laçit dhe për këtë ka bërë kallëzim në Prokurori.

Drejtori i spitalit të Laçit, Gazmir Dervishi ka reaguar duke u shprehur se vajza ka marrë të gjithë trajtimin e nevojshëm në spital për t’u transferuar më pas drejt Lezhës.

“Vajza vuante nga një pneumoni e rëndë dhe asaj i është dhënë ndihma e duhur. Pas dy orësh trajtim në spitalin e Laçit, fëmija është transportuar për në Lezhë për një trajtim më tëspecializuar për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore dhe të nesërmen është, ajo është dërguar në QSUT”, ka thënë Dervishi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu