Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Humbi jetën pas aksidentit tragjik në Sukth, zbulohet se 16-vjeçari është djali i ish-zyrtarit të PS-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3cf92bb3cf4a787cfcb8fd92912c5bbb

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në Durrës, ku mbetën të plagosur 4 persona.

Si pasojë e aksidentit sot humbi jetën në spital 16-vjeçari D. Osmani.

Sipas informacioneve për Fax News, viktima është djali i ish-administratorit të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Sukthit, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip ‘Benz’ me një automjet tip ‘Renault’ mbeten të plagosur 4 persona.

Të lënduarit ishin drejtuesi i ‘Renault-it”, i cili ndërroi jetë në spital, si dhe E.B, 18 vjeç, B.M, 16 vjeç, dhe Z.B, 15 vjeç.

Policia e Shtetit ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’, 54 vjeçarin Gj. B., banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më shumë

spot_img
spot_img