Hapësire reklamuese


Aktualitet

Humbi jetën nga kanceri, Fevziu kujton ish-pjesëtarin e UÇK-së: Dheu i lehtë "Raketë"

Shkruar nga Newsbomb
Humbi jetën nga kanceri, Fevziu kujton ish-pjesëtarin e

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka përcjellë një mesazh ngushëlli për ndarjen nga jeta të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truproja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi.

Fevziu shkruan se komandant “Raketa”, ashtu siç e njihnin të gjithë, ka qenë personi i parë që i ka uruar mirëseardhjen në Kosovë gazetarit, 2 ditë pas fitores në qershor të 1999.

Blendi Fevziu shkruan se pak herë e ka dëgjuar komandatin të flasë, teksa shkruan se Xhavit Ferizi kishte lënë karrierën si aktor, për të luftuar për vendin e tij.

“Komandant Raketa ishte personi i pare qe me uroi mireseardhjen ne Kosove 2 dite pas fitores. Ne Qershor 1999. Qe nga ajo dite e shihja shume shpesh. Se dëgjova kurrë te flasë, me përjashtim te një here te vetme kur me tha se para lufte kishte qene aktor. E kishte lëne atë pasion për te luftuar për vendin e tij. Sot paska ikur nga kjo bote po aq heshtur sa jetoi. Dheu i lehte Rakete”, shkruan Fevziu në postimin e tij.

“Raketa” ashtu si dhe të gjithë i drejtoheshin Ferizit humbi jetën pas betejës së gjatë dhe të mundimshme me sëmundjen e rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese