Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Humbi jetën nga Covid-19, Meta mesazh ngushëllues për gjeneralin Ndriçim Sallaku: Shërbeu si rrallëkush

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

501c317925436845c7923d2f44de4ff6

Presidenti Ilir Meta ka përcjell një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, i cili humbi jetën si pasojë e  Covid-19.

Meta shkruan se Sallaku shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e tij drejtuese dhe organizative.

“Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19.

Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.

Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje” shkruan Meta në postimin e tij.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img