Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Humbi jetën nga Covid-19, KQZ-ja heq nga fleta e votimit për Fierin emrin e Bashkim FINOS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve heq emrin e socialistit Bashkim Fino nga lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Politikani socialisti dhe kryeministër i Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino ndërroi jetë dy ditë më parë, në msohën 59 vjeçare pasi nuk e fitoi dot betejën me virusin Covid-19. Qeveria shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare dhe të gjitha partitë ndërprenë aktivitetet elektorale.

Duke qenë se Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshimin e listave të kandidatëve për deputetë pas regjistrimit të tyre, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur të heqë emrin e Finos nga lista, përkatësisht numri 4 në qarkun e Fierit.

Ky vend në listë do të mbetet bosh dhe renditja e kandidatëve të tjetër nuk do të ndryshojë. Në rast se një votues shënon votën e tij në numrin 4 (pas heqjes së emrit të Finos mbetet bosh) atëherë vota do të quhet e pavlefshme.

WhatsApp Image 2021 03 31 at 08.15.29 640x914 1
Nje prej modeleve te fletes se votimit, ne numrin 4 te PS mungon emri i Finos
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img