Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Gjermani, ky është 35-vjeçari nga Dibra

Shkruar nga Newsbomb

Ky është 35 vjeçari, Astrit Xheka, një prej viktimave që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik të ndodhur ditë më parë në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë.

Ka qenë vëllai i të ndjerit, Artur Xheka, ai i cili ka publikuar foton e 35-vjeçarit.

"Vlla, ku ike, kaq shumë ta paska dashur Zoti! Ma ke këputur zemrën", shkruan vëllai i tij krah fotos.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Për pasojë humbën jetën 4 shqiptarë.

Fillimisht mediat gjermane raportuan se nuk bëhej fjalë për shqiptarë, por për bullgarë, ndërsa më pas tha viktimat ishin me origjinë shqiptare, por me dokumenta bullgare.

Viktima e parë që u identifikua ishte  Albert Zorba, 31 vjeç nga Elbasani.  Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në Gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi shtetas kosovar punonin në të zezë. Ky shtetas pas kësaj ngjarje tragjike është zhdukur.

Ne foto: Astrit Xheka, 35-vjecari qe humbi jeten ne Gjermani Ne foto: Astrit Xheka, 35-vjecari qe humbi jeten ne Gjermani

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese